Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit                                                                                                                                                                                                                     
   

Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit

Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit ėshtė njė organizatė jo-qeveritare dhe jo-fitim prurėse, e mbėshtetur financiarisht nga Instituti Packard pėr Shkencat Humane, i cili drejton projekte shkencore kėrkuese dhe tė arkeologjisė sė shpėtimit. Grupi promovon standartet bashkėkohore tė praktikave arkeologjike, parimet e arkeologjisė publike, publikimet arkeologjike, debatin shkencor dhe edukimin arkeologjik nė Shqipėri.

Qėllimet e Grupit Shqiptar tė Arkeologjisė sė Shpėtimit

Qė kur ėshtė themeluar, Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit pėrcaktoi njė numėr objektivash dhe qėllimesh pėr aktivitetin e tij. Ato pėrfshijnė:

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe Komuniteti Arkeologjik Shqiptar
Grupi nuk ėshtė vetėm pjesė pėrbėrese e komunitetit arkeologjik nė vend, por gjithashtu pėrpiqet tė luaj njė rol aktiv nė zgjerimin, efektivitetin dhe dinamizmin e tij. Qėllimi ynė ėshtė ta bėjmė Grupin njė pikė referimi pėr tė tėrė komunitetin dhe njė faktor pėr kohezionin e tij.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe Institucionet Arkeologjike Shqiptare
Grupi planifikon dhe zhvillon aktivitetin e tij nė bashkėpunim tė ngushtė me autoritetet arkeologjike dhe institucionet e vendit. Partneri kryesor, gjithsesi, ėshtė Instituti Arkeologjik, si i vetmi institucion qeveritar i autorizuar pėr aktivitetet arkeologjike nė Shqipėri. Bashkėpunimi ėshtė i planifikuar dhe zbatohet mbi bazėn e projekteve.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe standartet e praktikės arkeologjike nė vend
Grupi gjatė aktivitetit tė tij nuk ndjek vetėm standartet shkencore tė vendosura nga Instituti Arkeologjik pėr praktikėn e punės arkeologjike nė Shqipėri, por gjithashtu jep kontributin e tij nė modernizimin e kėtyre standarteve. Veēanėrisht, ne besojmė se Grupi ka shumė pėr te kontribuar nė gėrmimet stratigrafike nė kontekstet urbane, nė planifikimin e njėsive tė vetme stratigrafike, regjistrimin e tė dhėnave dhe ruajtjen e menaxhimin e tyre pas gėrmimit.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe kuadri ligjor i praktikės arkeologjike nė Shqipėri
Grupi vepron mbi bazėn e ligjit pėr Trashėgimine Kulturore tė Republikės sė Shqipėrisė. Si pjesė e shoqerisė civile, gjithsesi, Grupi pėrpiqet te japė kontributin e tij modest nė proēesin e formulimit tė ligjit tė ri pėr Trashėgiminė Kulturore dhe reformimin e sistemit arkeologjik nė vend, bazuar nė eksperiencėn e punės nė terren dhe nė atė tė organizatave tė tjera tė ngjashme Europiane.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe zhvillimi i vendit: projektet kryesore tė infrastrukturės
Projektet kryesore tė infrastrukturės dhe ato publike, tė cilat janė prioritet pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, kanė njė ndikim shumė tė madh nė trashėgimine arkeologjike tė vendit. Pėr kėtė arsye ato janė nė fokus tė aktivitetit tė Grupit. Pas mbledhjes sė tė gjithė informacioneve pėr projektet kryesore tė vendit, Grupi pėrpiqet tė vendosė kontakte tė ngushta me organizmat lokale dhe ndėrkombėtare (Bankėn Botėrore, Zyrėn e komunitetit Europian, Fondin Europian tė Zhvillimit, Ministrinė e Punėve Publike, Ministrinė e Transporteve, Ministrinė e Mjedisit, e kėshtu me rradhė) dhe ti ndėrgjegjėsojė ato pėr rėndėsinė e kėrkimit arkeologjik para fillimit te punės ndėrtuese. Duke ndjekur normat dhe rregullat e BE, Grupi pėrpiqet tė ushtroje presion mbi organet qė aktualisht financojnė kėto projekte, tė mbėshtesin punėn arkeologjike tė Grupit, duke treguar se ai (Grupi) ėshtė i aftė tė jetė efikas, i shpejtė dhe cilėsor nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe sistemi arsimor: studentėt e arkeologjisė dhe profesionistėt e rinj
Siē ėshtė pėrmendur mė lart, Grupi ėshtė njė pjesė pėrbėrėse e komunitetit arkeologjik, jo vetėm duke ofruar pajisje dhe mjete laboratorike, por gjithashtu duke i pėrfshirė ata nė pothuajse tė gjitha projektet e punės nė terren. Nė bashkėpunim me ekipet e huaja qė punojnė nė Shqipėri (britanike nė Butrint, amerikane nė Apolloni, franceze nė Apolloni dhe Sovjan, etj), Grupi pėrpiqet tė krijoje kushtet e nevojshme pėr ngritjen e shkollave tė vėrteta nė terren pėr studentėt e arkeologjisė.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe publiku i gjerė
Njė nga pėrparėsitė e aktivitetit tė Grupit ėshtė padyshim krijimi i marrėdhėnieve tė hapura me publikun e gjerė. Ne pėrdorim tė gjitha format e komunikimit (elektronik, interneti, artikujt e gazetave, publikime tė shkurtra, seminare, etj), jo vetėm pėr tė bėrė tė njohur aktivitetin e Grupit, por edhe pėr tė ndėrgjegjėsuar publikun e gjerė pėr vlerat arkeologjike, si dhe pėr vendin dhe rolin e tyre nė zhvillimet e ardhshme tė vendit.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe arkivi i trashėgimisė kombėtare arkeologjike
Njė tjetėr synim i rėndėsishėm i aktivitetit tė Grupit dhe investim i madh i pėrpjekjeve dhe burimeve tė tij ėshtė krijimi i njė arkivi elektronik i cili do tė zgjerohet me kalimin e kohės, projekt pas projekti. Qėllimi ynė ėshtė tė krijojmė njė sistem tė hapur arkivimi qė mund ti shėrbejė kujtdo qė ėshtė i interesuar dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qė ai ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė jetė i lehtė pėr kėrkimet e ardhshme dhe pėr t’iu referuar. Nga ana tjetėr, arkivi elektronik i Grupit do tė ndjekė disa standarte bazė tė Zyrės Kombėtare tė Regjistrimit tė Trashėgimisė Kulturore dhe do tė jetė i ngjashėm me sistemin e arkivit tė Institutit Arkeologjik, kėshtu qė nuk do tė ketė mė sisteme tė fragmentuara dhe tė veēuara nė nivel kombėtar.

Grupi i Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe publikimi
Ne mendojmė se i gjithė aktiviteti i Grupit duhet tė reflektohet jo vetėm nė terren, por gjithashtu edhe nė publikime tė ndryshme. Publikimet e Grupit nuk janė te kufizuara nė raporte gėrmimi, por pėrfshijnė shkrime dhe artikuj shkencorė per revista adashe dhe monografi nė tė ardhmen. Grupi mban lidhje te ngushta me revista si Iliria tė Institutit Arkeologjik.
 

 

FOTO  GALERI

TĖ REJAT E FUNDIT

Ndryshime nė Ligjin “Pėr Trashėgiminė Kulturore”

Disa ndryshime tė rėndėsishėm janė kryer para pak kohė nė Ligjin “Pėr Trashėgiminė Kulturore” tė shpallur nė 2003.

Mė shumė

 

 
E Drejta Autorit
© 2008 Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit