Hapja e Tumės sė
KAMENICĖS si njė Qėndėr e Re e Trashėdimisė Arkeologjike
Nė 27 qershor 2007 u zhvillua hapja e Tumės sė Kamenicės si njė
qėndėr e re e trashegimisė kulturore, mė e reja nė Shqipėri (Fig.
1-2).

Tuma e Kamenicės ėshtė njė nga monumentet mė pėrfaqėsuese tė
prehistorisė sė Shqiperisė dhe tė rajonit mė tė gjerė. Ėshtė
monumeti mė i madh i kėtij lloji i zbuluar dhe i studiuar deri tani
nė vend. Historia e varrezės shtrihet nga fund i shek. 13-tė deri nė
mes tė shek. 6-tė p.e.s. Tuma u shpėtua dhe u gėrmua nga Grupi
Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit nė bashkėpunim me Institutin e
Arkeologjisė gjatė viteve 2000-2002. Projekti u financua plotėsisht
nga Instituti i Shkencave Humane Packard (Fig.3).

Qėndra perbėhet nga pjesa e ruajtur e tumės dhe njė muze. Vizitorėt
mund tė shikojnė disa struktura funerale, unike pėr prehistorin e
Shqipėrisė dhe rajonit mė gjerė:
1) Rrethi i madh pėrreth varrit qėndror
2) Grupi i parė i varreve monumentale
3) Grupi i dytė i varreve monumentale
4) Pjesa e pa gėrmuar e tumės.

Muzeu i qėndrės tregon njė histori tė shkurtėr tė tumės dhe
rezultatet kryesore tė kėrkimeve ndėr-disiplinore tė zhvilluara kėtu
falė paneleve pėrshkruese, objekteve tė riprodhuara, kontekstit tė
varrimeve, maketit tė Tumės dhe kėndit multimedial (Fig.5)

Njė nga objektivat kryesore dhe risit e administrimit tė Qėndrės sė
Trashėgimisė Kulturore nė Tumėn e Kamenicės ėshtė organizimi i
ditėve tė hapura pėr vizitorėt ashtu si edhe aktivitetet edukuese
me nxėnsit e shkollave dhe studentėt e universiteteve, me
arkeologjinė eksperimentale dhe leksione pėr prehistorinė Shqiptare,
zakonet e vdekjes dhe ēdo aspekt tjetėr i arkeologjisė. Gjatė
Ditėve Eksperimentale Arkeologjike do tė stimulohen aktivitete
kėrkimi arkeologjik gjithashtu dhe do tė zhvillohen aktivitete sipas
njohurive tona pėr teknologjitė antike.
Nė hapje morėn pjese njė numėr shumė i madh njerėzish dhe
pėrfaqesuesish si tė prefekturės sė Korēės, ashtu edhe tė komunės sė
Kamenicės, Institutit tė Arkeologjisė dhe Fondacionit Butrint (Fig
6).

Publiku pėrfshinte profesionistė tė fushės si antarė tė
Institutit tė Arkeologjisė dhe banorė lokal tė interesuar nė
trashėgimin kulturore tė zonės (Fig 7).

Me njė rėndėsi tė veēantė
ishte pjesmarrja e studiuesve nga Universiteti i Kalifornisė nė Los
Anxheles, Universiteti i Florida State, Universiteti i Sheffildit
(Fig. 8, 9).

Kjo ngjarje pati njė jehonė tė madhe edhe nė masmedie.
Ktheu Mbrapsht |