Shqipėria e hapur pėr investime
Nga data 6 deri nė 9 Tetor tė vitit
2006, nė ambientet e Qėndrės Ndėrkombėtare tė Kulturės Pjetėr
Arbnori, u pėrurua panairi i titulluar Shqipėria e hapur pėr
investime me mbėshtetjen e kryeministrit shqiptar.

Pjesmarrja e disa prej bashkive dhe komunave tė Shqipėrisė, si edhe
e kompanive tė fushave tė ndryshme, sollėn larmishmėri nė paraqitjen
e interesave tė shumėllojshme nė fushėn e investimeve, disa prej tė
cilave pėrfshinin plane rregulluese, ambjente tė gjelbėruara, qėndra
turistike, projekte ndėrtimi, etj.
Fjalėn e hapjes nė pėrurimin e kėtij panairi e mbajti ministri i
Ekonomisė z.Genc Ruli i shoqėruar me pushtetarė tė tjerė tė qeverisė.

Njė prej prezantimeve tė tilla ishte dhe promovimi i vlerave
arkeologjike, arkitekturore dhe historike sė Tumės sė Kamenicės qė
ka bėrė qė Prefektura e Korēės, Kėshilli i Qarkut dhe Komuna Mollaj
ta identifikojnė kėtė monument si njė komponent tė rėndėsishėm tė
zhvillimit tė qėndrueshėm tė komunitetit lokal dhe tė zonės sė
Korēės nė pėrgjithėsi.

Tė gjitha kėto institucione, sė
bashku me studiuesit dhe administruesit e trashėgimisė kulturore,
synojnė nxitjen e projektit tė Kamenices sipas standarteve
bashkėkohore. Qėllimi i kėtij projekti ėshtė shndėrrimi i saj nė njė
qėndėr tė vizitueshme, tė pajisur me njė muze tė vogėl, profili unik
i tė cilit tė informojė vizitorėt shqiptarė dhe tė huaj pėr vlerat
jashtėzakonisht interesante tė kulturės tumulare tė periudhės
prehistorike tė Shqipėrisė juglindore dhe tė gjithė trevave
shqiptare.
Ky promovim i Tumės sė Kamenicės u ndoq me interes prej mė shumė
se njėqind e pesėdhjetė personave, shqiptarė dhe tė huaj, tė
grupmoshave dhe niveleve kulturore tė ndryshėm, tė cilėt u informuan
pėr rėndėsinė e tumės jo vetėm nėpėrmjet posterave dhe fotografive
me paraqitje vizive por edhe tė maketit plastik tė Kamenicės qė
pasqyronte njė pamje afėr reales sė tumės.


Nė tė asistuan vet kryetari i komunės sė Mollaj, Fredi Xhemo,
pjesėtarė tė Prefekturės sė Korēės, Drejtori i Muzeut Arkeologjik tė
Korēės, Prof.Dr. Skėnder Aliu, Drejtorė tė GSHASH Dr. Lorenc Bejko,
Maria Grazia Amore dhe stafi i GSHASH (Valbona Hysa, Klodiana Kondo
dhe Genti Pėrzhita) .

Nuk mungoi edhe interesi i mediave pėr kėtė eveniment.
Ktheu Mbrapsht |