Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit                                                                                                                                                                                                                     
   

Gėrmimi i tumės sė Kamenicės

Tuma e Kamenicės ėshtė e vendosur nė kėndin juglindor tė fushės sė Korēės, identifikuar dhe vendosur pėr herė tė parė nė hartėn arkeologjike nė fillim tė viteve ‘90[1]. Megjithatė, ajo u dėmtua shumė rėndė gjatė vitit 1997 dhe qė prej kėtij viti grabitėsit kanė gėrmuar aty nė mėnyrė sistematike, bile edhe me bulldozer pėr tė gjetur objekte arkeologjike duke pėrdorur metal detektor (Fig. 2-3).

FIGURA 1

Pėr kėtė arsye Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit krijoi njė projekt kėrkimi dhe shpėtimi nė bashkėpunim tė ngushtė me Institutin Arkeologjik, Zyrėn Arkeologjike lokale dhe Muzeun e Korēės. Projekti u zhvillua nga 3 Gushti deri nė 4
Tetor 2000 me njė qėllim tė qartė: tė shpėtonte monumentin dhe informacionin arkeologjik qė mund tė nxirrej nga ky monument. Megjithatė, pėr t’i bėrė mė efektive kohėn dhe burimet, ne gjithashtu menduam ta konsideronim kėtė projekt si njė mundėsi bashkėveprimi me komunitetet dhe autoritetet lokale (qeverinė lokale, policinė, muzetė), pėr ti ndėrgjegjėsuar ato pėr pasurinė arkeologjike tė krahinės sė tyre dhe pėr tė ofruar ndihmėn modeste tė grupit nė mbrojtje tė tyre.

FIGURA 2 DHE 3

Grupi i punės ishte i pėrbėrė nga 5 arkeologė,[2] dhe 10 studentė tė Universitetit tė Tiranės tė drejtuar nga profesori i tyre. Gjithashtu ndodhej njė antropolog dhe njė skicograf. Louise Schofield nga Fondacioni i Butrintit u bashkua me ne nė kėtė projekt pėr 7 ditė. Tė tjerė vizitorė ishin Frederik Stamati, Drejtor i Laboratorit tė Restaurimit tė Akademisė sė Shkencave dhe Kristaq Balli, restaurator i Muzeut Kombėtar tė Artit Mesjetar nė Korēė. Projekti i Kamenicės pati mbėshtetje tė plotė nga Kėshilli Shkencor dhe drejtori i Institutit Arkeologjik,[3] dhe ėshtė sponsorizuar nga granti i Grupit tė Arkeologjisė sė Shpėtimit dhe nga Instituti Packard pėr Shkencat Humane.

Gėrmimi
Faza e parė e projektit iu kushtua punės pėrgatitore me qėllim pėrcaktimin e qartė tė pjesėve tė dėmtuara dhe in situ tė tumės. Kjo ishte njė procedurė e gjatė, jo vetėm pėr shkak tė volumeve tė mėdha qė duhej tė lėvizeshin, por edhe pėr sasinė e konsiderueshme tė objekteve arkeologjike tė gjetura nė dheun e hedhur tė tumės, tė cilat u kishin shpėtuar vėmendjes sė grabitėsve. Tuma u nda nė katėr sektorė pėrgjatė akseve kardinale, dhe procedura e pastrimit u krye nė mėnyrė tė njėkohshme nė tė gjithė sektorin. Figurat 2 dhe 3 tregojnė njė rindėrtim tredimensional, njė hartė-reliev tė tumės FIGURA 4 dhe topografinė e terrenit siē e gjetem nė fillim tė projektit.
Pas pastrimit tė tumės nga bimėsia dhe nga dherat shkaktuar nga ndėrhyrjet e grabitėsve, hapi tjetėr ishte ndjekja e shtrirjes reale tė tumės dhe e elementeve kryesore tė arkitekturės sė saj.
Pėr tė arritur kėtė, u hapėn dy transhe nė pjesėn jugore dhe jugperėndimore tė kodrės me dhč. Sapo u pastrua u duk se tuma e Kamenicės ishte njė nga mė tė mėdhatė tė njohura deri tani nė vend, me njė diametėr mė shumė se 40m dhe me njė lartėsi tė pėrafėrt nė qendėr mė shumė se 3m. Nė bazė tė disa llogaritjeve paraprake ne mund tė themi se ishin shkatėrruar nga grabitėsit rreth 18-20% e tumės.
Fatkeqėsisht, ne nuk mund tė njohim dot kurrė numrin e saktė tė varreve tė shkatėrruar, por mund tė japim njė shifėr tė pėrafėrt pas njė studimi tė detajuar tė objekteve arkeologjike dhe tė eshtrave njerėzore (mbetjet e skeleteve) tė pėrftuara nga depozitat e dėmtuara tė tumės (shiko studimin e antropologjisė fizike mė poshtė).

Stratigrafia dhe arkitektura e tumės
Stratigrafia e pjesės sė tumės sė zbuluar deri nė kėtė vit ishte shumė e thjeshte dhe e pėrcaktuar qartė. U dalluan tre shtresa, nga tė cilat dy tė parat pėrfaqėsojnė ndėrhyrjet e njėpasnjėshme tė grabitėsve nė vitin 1997 dhe 2000. Shtresa e sipėrme ėshtė hequr; kjo ishte e pasur me humus dhe prezanton njė shtresė bujqėsore. Pjesa kryesore e tumės ishte shtresa me numėr 3, e cila ėshtė me dhč me ngjyrė kafe tė ēelėt, e pasur me argjile, ku kjo e fundit nėn diellin e verės bėhet shumė kompakte dhe e veshtirė pėr tu gėrmuar. Ka njė element tė veēantė nė stratigrafinė e tumės, i cili ėshtė i pazakontė krahasuar me monumente tė tjera tė ngjashme tė rajonit: njė shtresė e trashė me gurė mesatarė dhe tė mėdhenj, tė cilėt janė pėrdorur pėr tė mbushur gjysmėn jugore tė tumės. Tuma tė mbushura me gurė e dhč nuk janė tė panjohura nė Shqipėri, por shpėrndarja jo e rregullt e shtresave tė gurėve dhe pėrdorimi i tyre vetėm nė pjesė tė veēanta tė monumetit ėshtė karakteristikė e veēantė e tumės sė Kamenicės.

FIGURA 5

Gjatė sezonit tė parė, ne ishim nė gjendje tė vinim re dhe tė dokumetonim vetėm njė element tė arkitekturės sė tumės, domethėnė shtresėn uniforme me gurė mesatarė, tė vendosur sistematikisht sipėr tumės si njė mbulese qė shėnon fundin e ndėrtimit tė kodėrvarrit (Fig. 5). Ky element mungon nė atė pjesė tė varrezės qė ėshtė dėmtuar nga grabitėsit. Gjithashtu, kjo shtresė ėshtė dėmtuar edhe nga varret e mėvonshėm tė vendosur nė tumė gjatė periudhės mesjetare. Jemi tė sigurtė se elementet e tjerė tė arkitekturės sė tumės i kanė rezistuar dėmtimit tė shkaktuar nga grabitėsit qė mendohej se do tė dilnin nė dritė nė sezonin e ardhshėm.

FIGURA 6

Varret
Gjatė kėtij sezoni janė gėrmuar dhe regjistruar 60 varre nga pjesa e paprekur e tumės. Nė 75% tė rasteve varret ishin tė tipit me gropa tė thjeshta (Fig. 6).

FIGURA 7

Grupi i dyte mė i pėrfaqėsuar (me rreth 20% tė rasteve) ishte ai i varreve me anė tė kufizuara me gurė (Fig. 7). Nė disa raste kėto varre ishin mbuluar gjithashtu me gurė.

 FIGURA 8

Pjesa e mbetur, qė pėrfaqėson 5%, ishin varre me urna (Fig. 8). Nė disa nga varret e gėrmuara kishte mbeturina qefinė prej druri tė karbonizuar, ose njė lloj strukture druri ku vendosej trupi (Fig. 9).

Zakonet e varrimit
Trupvėnia ishte mėnyra kryesore e varrimit. Gjithsesi, edhe trupdjegia nuk ishte e rrallė. U identifikuan tė paktėn tre raste ku djegia ishte kryer brenda tumės (argjila ishte e pjekur duke marrė ngjyrėn e kuqe tė qeramikės). Tė tjerat janė kryer diku jashtė tumės dhe kockat e djegura e hiri ishin vendosur nė gropat e thjeshta ose urna varrimi.

FIGURA 9
Vendosja e trupit tė njė individi tė vetėm ishte praktika mė e zakonshme e varrimit (Fig. 10), por kishte dhe raste tė tjera tė varrimit tė shumėfishtė me dy individė nė tė njejtin varr. Dy janė mėnyrat mė tė preferuara tė vendosjes sė trupit nė varr: pozicioni nė shpinė me gjymtyrė tė shtrira (si nė figurėn 10) dhe ai nė pozicion fjetje mbėshtetur nė njė krah.

FIGURA 10

Orientimi i varreve dhe i skeleteve nuk duket se ndjek ndonjė rregull tė caktuar.
Nė dy raste janė gjetur “varre simbolike”, ku takėmi mortor ishte vendosur rregullisht nė varr, por i pashoqėruar me asnjė gjurmė skeleti.
Interpretimi ynė paraprak i kėtij fakti ishte se trupi nuk ėshtė varrosur nė varrezė (ndoshta individi i vdekur ėshtė varrosur nė vend tjetėr), por komuniteti tė cilit individi i pėrkiste ndėrtonte “njė varr simbolik” pėr pjesėtarin e tij, duke njohur njėkohėsisht edhe rolin dhe statusin qė kishte individi kur ishte gjallė.

Objektet e varrit
Objektet e varrit ishin tė zakonshme, por kishte gjithashtu dhe varre “tė varfėr”, pa objekte shoqėruese. Shumė nga gjetjet ishin prodhime qeramike (kupa, amforiske, kantarė, enė me forma tė mbyllura). Nė kėtė grup gjetjesh njė vend tė veēantė zėnė “qeramika devollite”, e cila nė shume raste ishte e shoqėruar me pikturimin matt (Fig. 11). Gjithashtu, tė zakonshme ishin dhe zbukurimet plastike (Fig. 12). Zbukurimet e trupit, veshjes, kokės dhe bizhuteritė (fibula bronzi, varėse, rrathė, byzylykė, diadema, rruaza, tėmthore), aksesore (gjilpėra tė gjata prej bronzi, thika hekuri) dhe armėt (shpata hekuri, kama, heshta, shigjeta) janė gjetur rėndom nė varret e Epokės sė Hekurit. Ato pėrfaqėsojnė njė numėr tipesh dhe nėntipesh tė tė ashtuquajturave bronze maqedone, si dhe influecat europiane dhe egjeane nė prodhimin e armėve, dhe tė sendeve personale tė sipėrpėrmendura (Fig. 13-14).

FIGURA 11

Studimi i kockave njerezore
Studimi i kockave njerėzore kėtė vit u pėrqendrua nė studimin e mbetjeve tė mbledhura me kujdes nga pjesa e dėmtuar e tumės. Qėllimi i kėtij studimi ishte tė vlerėsohej numri i individėve dhe i varreve qė ishin dėmtuar nga grabitėsit, tė nxirreshin nga materiali shumė i fragmentuar tė dhėna tė tilla si gjinia dhe mosha e individėve.

FIGURA 12

Kėto tė dhėna janė thelbėsore pėr vlerėsimin e madhėsisė sė komunitetit qė ka pėrdorur kėtė varrezė dhe pėr rindėrtimin e struktures sė gjinisė dhe moshės.
Hapi i parė u krye nė Muzeun Arkeologjik tė Korēės, me ndarjen e masės sė eshtrave tė fragmentuara nė mbetje skeletore. Kjo procedurė u pėrdor nė formimin e 151 mbetjeve, nga tė cilėt vetem dy pėrbėheshin nga fragmente tė cilėt nuk ishin tė vlefshėm pėr nxjerrjen e informacioneve antropologjike. Njė studim i mėtejshėm i detajuar i mbetjeve tregoi se grabitėsit kanė dėmtuar nga 35 deri nė 42 varre, pėrpara se tė niste gėrmimi sistematik. Nga ana tjetėr, janė bėrė pėrpjekje pėr tė dalluar shtresat e ndryshme tė varrimit nė bazė tė studimit tė strukturave organike tė kockave (pėrmbajtjes dhe nivelit tė ruajtjes sė lamina spongiosa, ngjyrės, intesitetit dhe shkalles sė mundshme tė djegies). Ky studim konfirmon ekzistencėn e afėrsisht tre shtresave kronologjike tė pėrdorimit tė varrezės, qė i korrespondojnė epokės sė hershme tė Hekurit (shekujt X-IX p.e.s.); epokės sė Hekurit tė zhvilluar (shekujt VIII-Vi p.e.s.) dhe periudhės mesjetare.

FIGURA 13

Tė dhėnat demografike janė nxjerrė nga 81 skelete, ku 37 ishin meshkuj, 32 femra, 12 fėmijė dhe tė mitur. Tė rriturit pėrfaqėsonin 53.1% tė kampionit tė popullsisė sė studiuar. Mesa duket femrat kanė pasur mortalitet mė tė lartė nė moshė tė re. Grupi i tė rriturve ėshtė grupi i dytė i pėrfaqėsuar mė mirė (29.7%), dhe tė dyja gjinitė prezantohen pothuajse njėsoj. Koeficienti seksual ėshtė llogaritur i ndarė sipas gjinive: pėr meshkujt (+1.04) dhe pėr femrat (-1.11).

FIGURA 14

Pėr tė dyja gjinitė koeficienti ėshtė –0.07, me njė diferencė ndėrmjet tė dyjave prej 2.15. Kėto rezultate tregojnė nė mėnyrė indirekte prezencėn e njė popullsie me njė strukture trupi tė brishtė (dolikomorf), ku pėrbėrėsja tipologjike mesdhetare do tė ketė pasur njė rol parėsor.

_______________________________________________________________________

[1]P. Lera, F. Prendi, G. Touchais “Sovjan (Albania)” Bulletin de Correspondance Hellénique 120, 1996: 1025, fig. 25.

[2]Lorenc Bejko nga Grupi i Arkeologjisė se Shpėtimit dhe Petrika Lera nga zyra arkeologjike e Korēės, janė bashkė-drejtues tė projektit; Maria Grazia Amore drejtuese e punės nė terren dhe nė Muze; Skėnder Aliu (zyra arkeologjike e Korēės); Miriam Ylli (Universiteti i Tiranės).

[3]Profesor Muzafer Korkuti, Drejtor i Institutit tė Arkeologjisė, kreu dy vizita nė vendin e gėrmimit, duke treguar njė interesim dhe inkurajim tė jashtėzakonshėm. Dr. Ilir Gjipali, Nėndrejtor i Institutit tė Arkeologjisė, Profesor Zhaneta Andrea (Instituti i Arkeologjisė) dhe Dr. Gilles Touchais nga Shkolla franceze e Athinės, vizituan gjithashtu gėrmimin.

[4]Dr. Aleksandėr Dhima kreu studimet nė fushėn e antropologjisė fizike.
 

Ktheu Mbrapsht

   

FOTO  GALERI

TĖ REJAT E FUNDIT

Sesioni Shkencor 2007

Nė 13 dhjetor 2007 u zhvillua Sesioni Shkencor “Viti Arkeologjik 2007” i cili u zhvillua nė sallėn e biblotekės te Institutit tė Arkeologjisė...

Mė shumė

 

 
E Drejta Autorit
© 2008 Grupi Shqiptar i Arkeologjisė sė Shpėtimit